Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masën për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili është arrestuar për korrupsion.
GJKKO vendosi që të lërë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Kokën.
Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”,
“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.


