Vrasja horror e 46-vjeçarit në Vlorë, lihet në burg autori dhe bashkëpunëtori

Mos i humb

Shazi Ahmetaj dhe bashkëpunëtori i tij Mateo Kiptiu janë lënë në burg për vrasjene 46-vjeçarit Altin Alikaj më 19 shkurt në Vlorë.

23-vjeçari Ahmetaj u arrestua një javë pas vrasjes policia bashkë me 30-vjeçarin Mateo Kipkiu pasi dyshohet se ky i fundit e ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendi i ngjarjes pas krimit.

Një nga pistat e hetimit është konflikti për përdorimin e lëndëve narkotike pasi viktima ishte përdorues ndërsa 23-vjeçari Ahmetaj njihet si person me precedentë më fushën e trafikimit.

Gjatë kontrollit në banesën e Ahmetajt policia gjeti një sasi prej 40 gramë heroinë.

Një tjetër pistë hetimi është ajo e grabitjes, pasi Alikaj kohët e fundit kishte pasur në duar shuma të konsiderueshme parash.

Si ndodhi ngjarja e rëndë më 19 shkurt?

Prej 8 ditësh Alikaj nuk i përgjigjej në telefon të ëmës e cila ndodhej Greqi. Ai u shpall i zhdukur pas denoncimit në polici nga kushëriri i tij. Por ishte nëna ajo që e gjeti të pajetë në banesën e tyre sapo u kthye nga shteti fqinj.  Dyshohet se ai ishte qëlluar me armë në shpatull dhe është goditur e me sëpatë në kokë. Pranë trupit të pajetë u gjet dhe sëpata me gjak. Mësohet se para krimit autori kishte helmuar qenin e viktimës dhe kishte ulur automatin e energjisë. 46 vjeçari, Alikaj jetonte vetëm në lagjen 24 maji. Ai njihej si përdorues droge por  pa precedentë penal.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit