Sulmi i parë ushtarak mbi Rusinë që prej Luftës së Dytë Botërore, Ukraina kundërpërgjigjet, ja momenti kur sulmon nga ajri depon e karburantit në Blegorod

Mos i humb

Ukraina ka ndërmarrë një ofensivë në Blegorod, në qytetin në kufi me Rusinë.

Ata kanë sulmuar një depo karburanti atje me anë të një sulmi ajror. Sipas mediave të huaja, të cilat kanë publikuar dhe pamjet, kjo përfaqëson herën e parë që forcat ukrainase kanë kaluar kufirin për një sulm ajror në Rusi që nga fillimi i pushtimit, e kjo gjë nuk është parë me sy të mirë nga Moska.

Kjo u konfirmua nga guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov, i cili tha se mjeti luftarak kaloi kufirin në lartësi të ulët dhe se zjarri që rezultoi plagosi dy punëtorë.

Ekspertët kanë shprehur habi për dështimin e forcave të Vladimir Putinit për të arritur dominimin ajror deri më tani në konflikt dhe disa madje kanë sugjeruar se ky sulm mund të jetë sulmi i parë ajror në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit