Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) sot kanë neutralizuar së paku 26 terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin, në veriperëndim të Sirisë. Sipas njoftimit nga Ushtria Turke, të shtunën gjatë operacionit kanë rënë dëshmorë pesë ushtarë.
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Turqisë theksohet se edhe nëntë ushtarë turq janë lënduar.
Ndryshe, më 20 janar, forcat turke nisën Operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në Siri për të larguar terroristët e PYD/PKK-së.
Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve./Rtv islam/


