“Nuk do të heqë dorë nga lufta ime pa u mposhtur Putin”

Mos i humb

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Saakashvili tha se do të vazhdojë luftën e tij përderisa Gjeorgjia dhe Ukraina t’i rikthejnë tokat e tyre dhe derisa presidenti i Rusisë Vladimir Putin të pësojë disfatë.

Themeluesi i Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare në opozitën kryesore dhe ish presidenti i Gjeorgjisë, Saakashvili dha një intervistë për televizionin Rustavi 2.

Saakashvili i cili nuk po mund të kthehet në shtetin e tij për shkak të vendimit ndaj tij për burgim në mungesë, tha se aktakuzat ndaj tij në Ukrainë dhe Gjeorgji janë të pabaza dhe se të gjitha këto janë bërë për parandalimin e jetës së tij politike.

Duke rikutjuar se Rusia ka pushtuar tokat e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, Saakashvili tha se do të vazhdojë të përpiqet deri në fund për zgjidhjen e problemeve të integritetit territorial të këtyre dy shteteve.

“Nuk do të heqë dorë nga lufta ime pa u rikthyer Gjeorgjia në shpejtësinë e vjetër të zhvillimit, pa e rikthyer Abhazinë dhe tokat tjera si dhe pa u mposhtur Putin”, tha ai.

Saakashvili ndodhet në Ukrainë dhe në vitin 2015 mori shtetësinë e këtij vendi, ku ishte emëruar guvernator i rajonit jugor të Ukrainës, Odessa. Në vitin 2016 ai dha dorëheqje nga kjo pozitë dhe kaloi në opozitë duke themeluar partinë “Lëvizja e Forcave të Reja”. Në vitin 2017 Saakashvilit iu mor shtetësia e tij ukrainase./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit