Presidenti i ri, Alibeaj: Procesi të jetë transparent, e dimë që në raundin e 4 dhe të 5 zgjidhet me votat e maxhorancës, por…

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat tha se procesi për zgjedhjen e emrit për kreun e ri të shtetit, duhet të jetë transparent.

“Do duhet nisur më këmbën e mbarë duke respektuar kushtetutën dhe atë që ka qenë tradita e deri tanishme e zgjedhjes se presidentit.

Unë besoj se procesi duhet të jetë transparent gjithëpërfshirës, në sy të gjithë shqiptarëve, për këtë arsye të gjithë e dimë që në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet me votat e maxhorancës, por nuk do duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf dhe pjesa tjetër të zgjedhë zarfin.

Do jetë grupi parlamentar i PD që do mbajë qëndrimin e vet”, tha Alibeaj.

PD ditën e sotme pritet të diskutojë për emrin e Presidentit të ri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit