Saimir Tahiri duhet të shpallet fajtor për “përfshirje në grup kriminal” dhe “trafikim droge”, argumenton SPAK në rekursin që ka bërë në Gjykatën e Lartë.
Më tej, duke listuar provat që gjykata ka shqyrtuar, Prokuroia e Posaçme arsyeton se “gjykata ka vlerësuar dhe çmuar provat dhe faktet e lartpërmendura dhe në mënyrë të gabuar ka argumentuar se nuk vërtetohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm bashkëpunimi dhe qenia e të pandehurit Saimir Tahiri, pjesëmarrës dhe anëtarë të këtij grupi kriminal…. nga provat dhe faktet provohet plotësisht roli dhe bashkëpunimi i të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në kryerjen e veprave penale të ‘Trafikimit të narkotikëve’, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal ‘Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.


