Ka qenë një zënkë banale e autorit të dyshuar me punëtorët që po kryenin punime banesën pranë, që ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit.
I plagosur ka mbetur shtetasi A Sulku 43 vjeç. Debati ka nisur për shkak të zhurmës që krijohej gjatë punës dhe A Zera u ka kërkuar punëtorëve të mos bëjnë zhurmë.
Njëri prej tyre ka reaguar duke i ngritur lopatën me të cilën po punonte. Pas kësaj situata është rënduar dhe 35 vjeçari A Zera e ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar nga vendgjarja, por aratia e tij nuk zgjati shumë, pasi u kap.
Vihet në pranga autori i plagosjes 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit.


