Humbën prindërit, por jo mbështetjen e shtetit, Zelensky viziton jetimët e luftës në spital dhe i bën “surprizën” e ëmbël

Mos i humb

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar në një spital në Kiev, fëmijët që kanë mbetur jetimë nga lufta. Ilya Matvienko, dhjetë vjeç dhe Kira Obedinska, 12 vjeçe, të dy pësuan lëndime dhe humbën prindërit e tyre në bombardimet ruse të shtëpive të tyre.

Forcat ruse më pas i grumbulluan dhe i çuan jashtë qytetit në territorin armik, sipas faqes zyrtare të Presidentit.

Autoritetet ukrainase arritën t’i kthenin fëmijët nga “kthetrat ruse” në Spitalin Kombëtar të Specializuar të Fëmijëve Okhmatdyt dhe në krahët e gjyshërve të tyre.

Një video e postuar në faqen e Volodymy Zelensky në Facebook dukej lumturia e Ilya Matvienko-s teksa merrte i-Padin në ditën e ditëlindjes, ndërsa gjyshja dhe mjekët po e shihnin tërë admirim këtë akt.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit