KPK e konfirmoi në detyrë, shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj

Mos i humb

Shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Imeraj ishte konfirmuar në detyrë nga KPK.

Ka marrë fund procesi maratonë për kryeprokuroren e Tiranës, Elizabeta Imeraj. Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi sot shkarkimin e saj nga detyra si prokurore.

Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga Ina Rama, Rezarta Schuetze, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çamo.

Raportohet se duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga KPA, rezulton se për kriterin e pasurisë, për njërën nga pasuritë ka mungesë burimesh financiare.

Mësohet se kryeprokurorja ka bërë një deklarim të pasaktë për një apartament në zonën e Ali Demit, pasi ka mungesë burimesh.

Po ashtu thuhet se ka mosdeklarim të gjendjes cash në deklaratat vjetore.

Ndër të tjera flitet edhe për një godinë 5 kateshe në rrugën ‘Sabaudin Gabrani’ ku thuhet se Imeraj ka kryer deklarim të pasakte dhe të pamjaftueshme

“Për kriterin e pasurisë; nuk ka raportuar një rekord te kunatit ne Itali. Subjekti gjendet ne kushtet e cenimit te besimit.”, u tha sot nga KPA.

 

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit