Vinte nga Maroku, sekuestrohen 48 kg drogë “çokollatë” në Tiranë

Mos i humb

Sasia prej 48.5 kilogramë drogë në formë çokollate e sekuestruar dy ditë më parë nga Policia e kryeqytetit, dyshohet të jetë futur në territorin shqiptar nga Maroku.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetuesit u vunë në dijeni për sasinë e drogës e ndarë në 160 pako në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Lënda narkotike dyshohet të ketë ardhur nga Maroku, nisur edhe nga mënyra se si anëtarët e grupit të trafikut kishin paketuar dhe stampuar pakot.

Gjatë operacionit, në pranga u vunë tre persona, babë e bir, S dhe K. Q, përkatësisht 43 dhe 19 vjeç.

Në banesën e tyre, veç sasisë së drogës, u gjet edhe një armë gjahu pa leje.

Ndërsa gjatë një operacioni në zonën e Tujanit, në banesën e 31 vjeçarit R Q u gjetën 312 gram heroinë, e ndarë në doza gati për t’u shitur.

Të tre të arrestuarit, nuk kanë pranuar të flasin para hetuesve për të treguar origjinën dhe ku u sigurua lënda narkotike.

Ndërsa policia ka dyshime se droga i përket ndonjë grupi kriminal në kryeqytet.

Për tre të arrestuarit, gjykata caktoi masën

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit