KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoj

Mos i humb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Më 29 prill u zhvillua seanca e Ndojës në KPK, pasi Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) kishte konstatuar se Ndoja gjatë ushtrimit të detyrës ka favorizuar persona me precedent penal.

Arjan Ndojës i ishin kontrolluar nga vettingu vetëm figura dhe aftësitë profesionale, për të cilat konsiderohej nga DSIK me lidhje të papërshtatshme në krim dhe me vendime të ndikuara nga biznesi.

Si provë gjatë seancës së 29 prillit iu soll emri i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi që gjendej në të njëjtën makinë me të cilën po udhëtonte në 2019 Ndoja, kur ju bë atentat dhe mbeti i plagosur shoferi i tij Andi Maloku.

Në seancë Arjan Ndoj kundërshtoi duke kërkuar prova dhe përgjime që vërtetojnë kontaktet me njerëz të krimit, mbasi për Rrumin prokurori tha se nuk kishte informacione për të kaluarën e tij.

Ndoj akuzoi se prej makinës nga ku doli i plagosur nuk u gjetën dosje të zhdukura, por dosje private të një avokati, për të cilat i kishte treguar shoferi që u vra në atentat.

Më herët gjatë parashtrimit shkresor prokurori tha se ky atentat erdhi për shkak te presioneve të ekzekutivit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit