Pushtimi i Ukrainës/ Von der Leyen: BE do të sigurojë rreth 300 mld euro për të ndihmuar Europën të shkëputet nga energjia ruse

Mos i humb

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE-ja do të sigurojë rreth 300 miliardë euro për të ndihmuar Evropën të shkëputet nga energjia ruse.

“Investimet gjithashtu do të përfshijnë 10 miliardë euro për infrastrukturën e gazit, 2 miliardë euro për naftën dhe pjesa tjetër për energjinë e pastër, ka thënë von der Leyen.

Më tej presidentja e KE shtoi se Komisioni po propozon rritjen e objektivit të tij për energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030 nga 40% në 45%.

Ajo propozon gjithashtu ofrimin e deri në 9 miliardë euro ndihmë të mëtejshme për Ukrainën këtë vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit