Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në një shkollë në Gjermani, ndërsa si pasojë, raportohet se një grua ka përfunduar në spital.
Mediat shkruajnë se ngjarja a ndodhur në Bremerhavem 90 km në Perëndim të Hamburgut.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e gruas së plagosur.
“Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre”, tha policia në një deklaratë.
“Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë”, shtuan më tej ata.