Ministrja Kushi pret Raportuesen e PE për Shqipërinë: Diskutuam për ecurinë e reformave në arsim

Mos i humb

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim në ambientet e Ministrisë së Arsimit Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Isabel Santos dhe eurodeputetin Andreas Schieder.foto galeri

“Gjatë takimit me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, znj. Isabel Santos dhe eurodeputetin z. Andreas Schieder diskutuam rreth ecurisë së reformave të ndërmarra nga ana e MAS në fushën e arsimit dhe sportit në përputhje me rekomandimet e vendosura nga Komisioni Evropian.

Gjithashtu, folëm rreth sfidave të shumta që ka sigurimi i arsimit cilësor dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, për të cilat më siguroi që do të kemi mbështetjen e pakursyer të Parlamentit Evropian,”- informon ministrja Kushi nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

 

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit