GJKKO zgjat afatin e pezullimit për Edvin Priftin, mjeku nuk mund të ushtrojë profesionin edhe 3 muaj të tjerë

Mos i humb

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesionit për mjekun Edvin Prifti.

Raportohet se SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologun.

Kjo çështje po hetohet nga prokurori Sotir Kllapi.

Bëhet fjalë për një hetim të nisur pas denoncimit nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë disa kohë, pasi u operua nga mjeku Prifti.

Më herët, Prifti qëndroi i pezulluar për 1 vit në kuadër të një çështjeje për korrupsion, pasi doli në përgjime teksa po hetohej për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit