Kreu i Kuvendit ka pritur eurodeputetët e delegacionit të PE-së që morën pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizm-Asociimit.
Ai u takua me Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev. Presidenti mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurtë anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.
/
Presidenti Meta theksoi rëndësinë dialogut politik ne funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit./Top Channel/


