Egjipt, vriten 10 dhe arrestohen 400 militantë në Sinai

Mos i humb

Forcat egjiptiane të sigurisë kanë vrarë 10 militantë dhe kanë arrestuar 400 të tjerë, duke përfshirë të huaj, si pjesë e një operacioni të madh të sigurisë në Gadishullin e Sinait.

Zëdhënësi ushtarak, Tamer al-Rifai, tha se 10 militantët u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë në qytetin verior Arish të Sinait. Ai duke mos zbuluar detaje mbi kombësitë e tyre, bëri të ditur se “rreth 400 militantë dhe kriminelë të dyshuar, duke përfshirë të huaj, janë arrestuar”.

Al-Rifai shtoi se gjatë operacionit janë shkatërruar 79 pajisje shpërthyese dhe 143 strehime.

Numri i ri i vdekjeve të militantëve që të premten, kur Egjipti filloi operacionin e sigurisë, ka arrritur në 38, përfshirë ushtrinë dhe policinë kundër militantëve që fajësohen për një varg sulmesh në të gjithë vendin.

Ofensiva vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale të vendit, në të cilin presidenti aktual Abdel-Fattah al-Sisi kërkon ri-zgjedhje.

Në muajin nëntor, më shumë se 300 persona u vranë në një sulm vdekjeprurës të militantëve ndaj një xhamie në Gadishullin e Sinait. Pas sulmit, al-Sisi, një ish-shef i ushtrisë, urdhëroi ushtrinë të shtypte militantët brenda tre muajve.

Dje, një grup i lidhur me organizatën terroriste DEASH u kërcënua se do të sulmojë qendra votimi gjatë zgjedhjeve presidenciale në Egjipt në muajin mars.

Gadishulli i Sinait ka mbetur epiqendra e një rebelimi militant që nga viti 2013, kur ushtria me anë të një grusht shteti ushtarak përmbysi udhëheqësin e Vëllazërisë Muslimane Mohamad Morsi, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit