Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës.
Një raketë ka goditur një qendër tregtare, ndërsa pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes tregojnë se ndërtesa është djegur plotësisht.
Presidenti Zelensky tha në Telegram se të paktën 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin e goditjes.
“Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për rusët”, shkroi presidenti ukrainas.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Meletskiy, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se raketa ka goditur ndërkohë që qendra ishte e mbushur me njerëz.
Ai tha se ishte në vendin e ngjarjes, por nuk dha detaje mbi faktin se sa persona ishin plagosur apo kishin humbur jetën.
Korrespondenti i Economist, Oliver Carroll, raporton “skena horror”, duke cituar një burrë që fliste në telefon i cili tha se njerëz ishin në ndërtesë dhe muret kanë filluar të bien.
Horror scenes in Kremenchuk, as a Russian missile hits a shopping centre. The man speaking on phone : “people were are the building, the walls are starting to fall in” pic.twitter.com/REDBFmuT3R
— Oliver Carroll (@olliecarroll) June 27, 2022