“Skena horror”, trupat ruse godasin një qendër tregtare në Ukrainë, Zlensky: Të paktën 1 mijë persona të pranishëm, rusët nuk…

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës.

Një raketë ka goditur një qendër tregtare, ndërsa pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes tregojnë se ndërtesa është djegur plotësisht.

Presidenti Zelensky tha në Telegram se të paktën 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin e goditjes.

“Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për rusët”, shkroi presidenti ukrainas.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitaliy Meletskiy, me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se raketa ka goditur ndërkohë që qendra ishte e mbushur me njerëz.

Ai tha se ishte në vendin e ngjarjes, por nuk dha detaje mbi faktin se sa persona ishin plagosur apo kishin humbur jetën.

Korrespondenti i Economist, Oliver Carroll, raporton “skena horror”, duke cituar një burrë që fliste në telefon i cili tha se njerëz ishin në ndërtesë dhe muret kanë filluar të bien.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit