Mund tu them që është një përgjegjësi e madhe e autoritet të të konfirmuar si i manipulimit kriminal të dosjeve që po përmenden emra në publik, të cilët dikur kanë qenë 19 vjec dhe sot i kanë nga 20 vjec fëmijët e tzre. Autoriteti i dosjeve jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por të kujdesit të mosrilëndohen viktimat e asaj periudhe.
Autoriteti i Dosjeve e di se jo vetëm Ilir Rexhep Meta s’ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të shtetit se eshtë e provuar në në 1996 në kohën e të madhërishmit Berisha e në komisione, por ata e dinë kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret sepse ndodhet në dy dosje.
Ashtu sikurse ata që kanë orkestruar këtë skenar e dinë që Ilir meta s[ka jetuar në konvikt e s’ka pasur mundësi të spiunojë ndonjë shok në konvikt, sepse Ilir Meta edh
I ndjekuri, që është ndaluar dhe kërcënuar nga sigurimi i shtetit , këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën sepse s’kishte në plan Meta të arratisej në atë kohë, por të dilte me 10 dhe të qëndronte pedagog në fakultet. Ata të Dosjeve do mbajnë përgjegjësi për sjelljen e rëndë që kanë bërë dhe në atë shkresë të turpshme që i kanë dërguar kuvendit dhe do mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë, ish xhelat të sigurimit të shtetit e me radhë. Dosja e kishte shumë të lehtë që nëse kishte indicie, sepse Ilir meta në cdo rast, ka firmosur një kërkesë për tu verifikuar dhe ka bërë të qartë që ska qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shëtit dhe nëse dosjes i dilte një fakt tjetër kishte të drejtë të padiste.
Ky rast tregon sesa kriminale është banda në pushtet, jo vetëm aq kriminale sa një djalë i ri në pandemi del të blejë cigare dhe e vrasin dhe më pas ia lënë fajin viktimës.
Ata do mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë çështjeje dhe po studiohet. Jam 1 mln përqind i pastër, e dinë shumë mirë këtë gjë, e dinë historinë. E di burimin e kësaj intrige për të manipuluar opinionin publik.


