Ushtria izraelite gjatë mbrëmjes ka arrestuar 16 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut të okupuar Perëndimor.
Ushtria izraelite tha se palestinezët u arrestuan nën akuza për përfshirje në aktivitete terroriste.
Forcat izraelite kryesisht në orët e mbrëmjes kryejnë ndërhyrje nëpër shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Pala palestineze thotë se në burgjet e Izraelit aktualisht ndodhen 6.400 palestinezë kurse në mesin e tyre ka edhe të mitur./Rtv islam/