Reshjet e dendura përmbytin Shkodrën, banorët: Nuk janë pastruar kanalet

Mos i humb

Stuhia e shiut gjatë natës në fshatin Bleran të Njësisë Administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës ka dëmtuar banesat në këtë zonë.

Në zonën e Bleran-Bardhaj gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha, duke dëmtuar edhe infrastrukturën.

Reshjet e shiut kanë qenë të dendura.

Deri tani mësohet se rreth 30 banesa kanë prezencë uji.

Banorët shprehen se mospastrimi i kanaleve ndër vite ka sjellë këtë situatë. “Ka ardhur stuhia nga ora 02:30.

Shihni vetë. 1 metër e gjysmë ujë.

Çfarë kam pasur brenda në shtëpi më ka bërë dëm. I ka shembur uji të tëra, avllinë.

Ka 30 vjet që shteti nuk pastron kanale. Kam marrë në telefon policinë në 03;00 të natës; hajdeni mo se u mbytën të tan mrena.

Uji ka qenë 1 metër e gjysmë. Ka thënë policia nuk mundemi të vijmë se është përmbytur e gjithë Shkodra.

Apeli im është që të pastrojnë kanalet”, thotë një banor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit