Meta: Mirënjohje për kolosët e gjuhës shqipe

Mos i humb

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka uruar ditën e Alfabetit.

Bashkangjitur një fotoje simbolike, Meta shpreh mirënjohje për kolosët e gjuhës shqipe dhe Rilindasit e vërtetë të kombit.

“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës tonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta.

Mirënjohje për kolosët e gjuhës shqipe dhe Rilindasit e vërtetë të kombit, që 114 vjet më parë, në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve dhe i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit