Deputetja , Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat pas seancës së radhës gjyqësore me Ministren e Arsimit Evis Kushi
Vokshi u shpreh se ky është një proces gjyqësor i stisur nga vetë ministrja, që sipas Vokshit duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
“Prokuroria në një kërkesë të pabazë kërkoi kohë, kërkoi kohë edhe pse faktet dhe provat janë të gjitha aty. Kjo Ministre ka rrënuar arsimin.
Opozita nuk duhet që të hesht. Ne do të jemi çdo ditë në mbrojtje të arsimit dhe të fëmijëve.
Data 6 dhjetor është një ditë e mirë dhe ne do u tregojmë të gjithëve ne jemi krah Shqipërisë.
6 dhjetori është një ditë e mirë për ti treguar kryeministrave evropianë që ne e duam Shqipërisë dhe pas 30 vitesh”, tha ajo.


