U bombardua nga rusët në tetor, pas renovimit rihapet ura e xhamit në Kiev

Mos i humb

Rikonstruktohet ura e xhamit në Kiev, e cila u shkatërrua gjatë një sulmi raketor rus në tetor.

Njësia e xhamit dhe panelet e punuar nga xhami janë ndërruar, kurse kabllot janë riparuar, e ekspertët kanë ekzaminuar strukturën mbështetëse.

Kjo urë gjithashtu është veshur me materiale kundër rrëshqitjes. Ura ishte objektiv i sulmeve raketore ruse.

Kamerat e sigurisë kapën momentin e sulmit të urës, ku u filmua dhe shkatërrimi i kësaj infrastrukture, ndërsa në të kishte njerëz që ecnin.

Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, ushtria ruse ka për objektiv vazhdimisht infrastrukturën civile, e si pasojë e kësaj çdo ditë raportohet për dhjetëra civilë të vrarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit