Rama: Opozita s’është shfaqur kurrë më e mjerë, e më e çekuilibruar

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale mbi akuzat e opozitës për çështjen “McGonigal”.

Kryeministri u shpreh se, “kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj”.

Rama tha se, “kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme”.

“Asnjëherë, asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non-stop i pisllëqeve më ekstreme!

Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, shkruan Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit