Me urdhër të Haradinajt, vendoset flamuri kombëtar te “rrethi” në Prishtinë

Mos i humb

Me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj sot është larguar flamuri shtetëror dhe është zëvendësuar me atë kombëtar.

Arton Berisha, sekretar në Ministrin e Administratës Publike, i ka thënë lajmi.net se do të bëhet vendosja e flamurit të mëparshëm.

“Ne e kemi kërkesën prej kryeministrit me vendos flamurin që e kemi zhvendosë atë ditë.I njëjti flamur që e kena ndrru tash do të vendoset. Pra me kërkesë të kryeministrit, Haradinaj do ta vendosim flamurin kombëtar”, ka thënë Berisha.

Tanimë te ‘rrethi’ ka filluar edhe procedura për ndërrimin e flamurit.

Flamuri në hyrje të Prishtinës është ndërruar pak ditë para shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Zëvendësimi i flamurit Kombëtar me atë shtetëror ngjalli debat të madh në opinion.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit