Çuçi: Bashkëpunim në nivele të larta me palën britanike

Mos i humb

Mediet raportuan këtë të premte se janë vënë në pranga tre nga 6 personat që janë të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Lezhë.

Arrestimi i tyre është bërë në Angli ndërsa raportohet se zbulimi i vendndodhjes së tyre është bërë nga policia shqiptare, nëpërmjet një oficeri të ndodhur atje. 

Pas këtij lajmi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili shprehu përgëzime për policinë.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë.

Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale.

Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, u shpreh Çuçi.

Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se kishte arritur zbardhjen e vrasjes dhe kishte shpallur në kërkim 6 autorë të dyshuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit