Rusët bombardojnë rajonin e Donetsk-ut, humb jetën një grua!

Mos i humb

Ushtria ruse bombarduar zonën e njohur si Avdiivka duke goditur dy ndërtesa banimi në rajonin e Donetsk. Për pasojë një grua ndërroi jetë. Ndërsa një burrë dhe një grua kanë mbetur nën rrënoja. Trupat ruse po kryejnë sulme të tjera në këtë zonë të qytetit.

Në qytetin që po sulmohet nga rusët, më shumë se 1700 njerëz kanë mbetur të ngujuar, përfshirë edhe një fëmijë i cili po mbahet i fshehur nga prindërit e tij dhe nuk është evakuuar dhe të gjithë të miturit të tjerë janë marrë nga autoritetet ukrainase.

Themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin , akuzoi Shtabin e Përgjithshëm të Moskës se ishte përgjegjës për “dhjetëra mijëra të vdekur dhe të plagosur” rusë në Ukrainë.

“Ata do të marrin përgjegjësinë për dhjetëra mijëra të vdekur dhe të plagosur para nënave dhe fëmijëve të tyre,” tha kreu i grupit mercenar në një video të re, disa orë pasi kërcënoi se do të tërhiqte njerëzit e tij nga 10 maji. Bakhmut, për shkak të mungesës të municionit të furnizuar nga ushtria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit