Celibashi: Në 532 qendra, identifikimi nuk po bëhet nëpërmjet pajisjes PEI

Mos i humb

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se deri në orën 10:00 janë 4469 qendra votimi plotësisht funksionale edhe në kuptim të pajisjes së identifikimit elektronik, ndërsa në 532 qendra votimi nuk po kryhet identifikimi elektronik i zgjedhësve.

“Informojmë mbi problematikat e shumta me pajisjet elektronike të identifikimit. Janë 4469 qendra votimi që funksionojnë normalisht me pajisjen e identifikimit elektronik. Janë 205 qendra votimi të cilat sipas informacionit në kohë reale që marrim në kohë reale, na tregojnë se pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim në kohë reale informacion prej tyre.

Ndërkohë janë 532 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, që do të thotë ose në të gjitha këto qendra PEI nuk funksionon, funksionon pjesërisht. por është një e dhënë që nuk e kemi përmes sistemit.

Po komunikojmë me këto qendra, për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar nëpërmjet PEI apo manualisht.

Janë 532 që presupozet në rastin më të keq që identifikimi nuk po bëhet nëpërmjet pajisjes PEI. Jemi përpjekur të korrigjojmë për aq sa ka qenë e mundur për të ndryshuar situatën”, tha Celibashi.

Për të zgjidhur situatën, Celibashi tha se KQZ vendosi që identifikimi i votuesve të bëhej në mënyrë manuale.

“Kodi Zgjedhor dhe aktet ligjore kanë parashikuar situata të tilla, veçanërisht kur implementohet një pajisje elektronike dhe është parashikuar që duhet pritur një farë kohe që situata të rregullohet. Në vlerësim të situatës dhe problematikave teknike vlerësuam së bashku me nënkomisioneren që për të mos penguar procesin e votimit u urdhërua që procesi i identifikimit të votuesve të bëhet me mënyrën tradicionale, pasi në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi më shumë që të prisnim. Sa i përket arsyeve ende nuk mund të themi se çfarë ka ndodhur.

Arsyet mund të lidhen me mosparaqitjen e operatorëve në qendrën e e votimit, apo mungesën e njohurive për përdorimin e pajisjeve nga operatorit. Një arsye tjetër mund të lidhet me mosfunksionimin e pajisjes”, deklaroi Celibashi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit