Kuvendi në seancë plenare, shqyrtohet marrëveshja për urën mbi Bunë

Mos i humb

Deputetët e Kuvendit rikthehen në seancë plenarë pas fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në seancën e sotme, sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH),

Po ashtu, Kuvendi shqyrton projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.

Gjithashtu, në seancën plenare të Kuvendit pritet të ketë diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit