Të paktën tetë persona u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan në një sulm ajror rus gjatë natës në rajonin Dnipropetrovsk.
Lajmi u konfirmua nga Kievi zyrtar, duke shtuar se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 20 dronë dhe katër raketa lundrimi.
Duke parashikuar një kundërsulm ukrainas, Rusia ka rritur kundërpërgjigjet e saj me raketa dhe drone këtë muaj pas një qetësie gati dy mujore.
“Pushtuesit rusë sulmuan objektet ushtarake dhe infrastrukturore të postës lindore të Ukrainës – qytetin Dnipro”, thanë forcat ajrore ukrainase në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Sulmi është kryer me 16 lloje të ndryshme raketash dhe 20 avionë luftarakë pa pilot Shahed-136/131”, thonë forcat ukrainase duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 20 dronë rusë dhe 4 raketa lundrimi.