Kryeministri: Ata heshtin, tani fokus te lirimi i policëve

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rrëmbimin e 3 policëve të rrëmbyer në Kosovës.

Kryeministri shprehet se situata nuk mund të krahasohet me arrestimin e Millenkoviç, person me precedent penal. Gjithashtu Rama shtoi se efektivët e Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.

Postimi i plotë i Ramës:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit