Kolegji Zgjedhor vendos: Zgjedhjet në Rrogozhinë do të përsëriten

Mos i humb

Raportohet se Kolegji Zgjedhor vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Sipas vendimit, përsëritja e zgjedhjeve duhet të bëhet brenda katër javëve.

Për këtë bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” pati një pretendim të sajin duke thënë që për fituesin e Rrogozhinës përcaktuese ka qenë qendra e votimit të burgut.

Për këtë arsye, sipas tyre, ishte diçka e parregullt, një votë e imponuar.

“Në Bashkinë Rrogozhinë do të kemi edhe njëherë zgjedhje për të përcaktuar më pas nëse do të kemi një ndryshim të këtij rezultati apo do të vijojë të jetë i njëjtë.

Pas zyrtarimit të këtij vendimi në formë shkresore, të kemi një datë të re për bashkinë Rrogozhinë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit