Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtin ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti në kuadër të edicionit të tretë të Forumit të Prespës për Diaolog që po mbahet në Strugë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti bën të ditur se me Kurtin biseduan rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, duke theksuar se “dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë”.
Ahmeti nënvizon se askush nuk mund të cenojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar.
“Vazhdimi i dialogut me ndërmjetësimin e partnerëve tanë strategjik, Europës dhe SHBA-ve, është i domosdoshëm në frymën e njohjes së ndërsjelltë”, shprehet kreu i BDI-së
Ahmeti nënvizoi se “vendi ynë dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë në horizontet e zhvillimit dhe integrimit, krahë njëra tjetrës vëllazërisht në të gjitha sfidat”.








