Rama: Fazë e re e marrëdhënieve tradicionale miqësore me Hungarinë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se Hungaria dhe Kryeministri Viktor Orban në mënyrë të veçantë, e ka mbrojtur vijimësisht pa kushte procesin e përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, Rama u shpreh se Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së.

Rama theksoi se vizita e sotme e Orban në Tiranë konfirmon vazhdimin e rrugës së re të bashkëpunimit të nisur mes dy vendeve.

https://fb.watch/lbW1qyMVPg/

“Kjo është vizita e një miku të vjetër dhe të palëkundur të Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjitha kohërat. Falë kryeministrit Orban dhe përkushtimit të ministrit të Jashtëm si dhe të qeverisë së tij, ne kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve tradicionale miqësore, por tanimë edhe ekonomike mes dy vendeve.

Kjo vizitë, përveçse vizita e një miku të çmuar është edhe një vizitë për të vazhduar në atë rrugë të re bashkëpunimi që hapi një fazë të re pas vizitës së delegacionit tonë kur u ftuam në Budapest nga Kryeministri Orban dhe ku u vendosën disa piketa, sipas të cilave ne vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha Rama.

Rama theksoi mbështetja e Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në BE nuk ka qenë vetëm me fjalë në instancat europiane, por ka qenë e konkretizuar me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë shqiptare në të gjitha aspektet dhe sektorët ku është kërkuar mbështetje, si dhe në kuadër të projekteve të binjakëzimit të fondit të Ballkanit Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit