Shpërthimi në Paris, 2 të zhdukur, 37 të plagosur e 4 në gjendje të rëndë

Mos i humb

Një shpërthim i fortë ka ndodhur një ditë më parë, (21 qershor) në Paris dhe deri tani raportohet për 37 të plagosur, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë dhe 2 të zhdukur.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi kishte shumë aromë gazi.

Epiqendra e shpërthimit ishte në rrugën qendrore Saint-Jacques në Paris, ndertësë në të cilën ndodhet shkolla amerikane e artit dhe dizajnit American Paris Academy, ku marrin pjesë shumë të huaj, veçanërisht amerikanë dhe anglezë.

Në katin e parë të ndërtesës, e ndërtuar në shekullin e tetëmbëdhjetë, ka kryesisht zyra.

Në katet e sipërme janë klasat për studentët, për fat të mirë mungonin në masë të madhe pasi kurset kanë përfunduara dhe tashmë kanë marrë pushimet.

Fasada e ndërtesës u dëmtua krejtësisht. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dy ndërtesat ngjitur u shpëtuan nga flakët.

Nga ana tjetër, në godinat përballë dhe fqinje, urdhri i rreptë për ata që ishin brenda ishte të mos dilnin.

Mes dëshmitarëve, ishte dhe një avokate italiane, Francesca Bologna, e cila i tha ANSA: ‘Mendova se ishte një tërmet, shumë i fortë’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit