Rama: Firmosëm 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaron se pas pak drejt Shkupit, nis vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

Në një posti në twitter, Rama shprehet se “sot në mëngjes janë dorëzuar në Ministrinë e Jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë”.

“Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga Kryeministri Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, thekson Rama.

Kryeministri Kurti deklaroi dje se me Kryeministrin Rama pret që të takohet vetëm në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive për të firmosur marrëveshjet dhe jo në rrethana të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit