Mitsotakis: Takimi me Erdoganin dritare mundësie për marrëdhëniet greko-turke

Mos i humb

Takimi i ardhshëm mes kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit të sapozgjedhur turk, Recep Tayyip Erdogan më 12 korrik, në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnius ofron perspektivën e rifillimit të marrëdhënieve Greqi-Turqi.

Sipas burimeve qeveritare, momenti pozitiv që është zhvilluar në marrëdhëniet greko-turke pas tërmeteve shkatërruese në vendin fqinj dhe rizgjedhjes së dy qeverive të reja me një mandat të ri popullor hap një dritare mundësie për të rifilluar marrëdhëniet greko-turke.

Të njëjtat burime thanë se ”momenti për dialog me shtetin fqinj nuk duhet humbur”.

Mitsotakis ka deklaruar se ”kanalet e komunikimit me Turqinë duhet të jenë të hapura në të gjitha nivelet dhe kjo do të ndiqet në fazën tjetër, si dhe promovimi i të ashtuquajturës agjendë pozitive, e cila mund të krijojë një klimë besimi dhe pune të ndërsjellë në dobi të dy popujve”.

“Ka mosmarrëveshje. Dihen qëndrimet e Turqisë. Po ashtu edhe qëndrimet e Greqisë. Fakti që nuk jemi dakord nuk do të thotë se nuk diskutojmë”, tha ai duke shtuar se “qëndrimi i palëkundur i palës greke është se një cikël i ri tensioni nuk është në interesin e askujt, ndërkohë që paraqet rreziqe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon”.

”Greqia është e vendosur për një marrëdhënie të ndershme me vendin fqinj, në favor të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, me dialog në mirëbesim, mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”, theksojnë burime pranë qeverisë greke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit