Institucioni i Presidentit të Republikës njoftoi sot se sapo ka mbërritur propozimi për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.
Kryeministri Edi Rama, njoftoi të shtunën pasdite shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi se, “të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”.


