Balla – Sulës: Mos e digj mandatin kot, impianti i trajtimit të mbetjeve në Elbasan punon

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla replikoi sot në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili u shpreh se, do të jepte dorëheqjen nga mandati nëse inceneratori i Elbasanit ka qenë në punë pas 14.

“Z. Sula, mos e digj mandatin kot, ose të paktën shko e digje nesër, kur do të digjen edhe 90 ton mbetje në impiantin e trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Po të duash shko edhe sot, por sot keni çështje tjetër. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni “Flamurin” se ky na duhet. Por të tjerat digjini.”, u shpreh Balla.

“Punon o Dash! Mos bëj premtime se ia ke marrë dorën kësaj që “e lëshoj mandatin”, “e lëshoj mandatin”, tha Balla.

Sula: Jap dorëheqjen nga mandati nëse inceneratori i Elbasanit punoi pas 14 majit

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula akuzoi sot maxhorancën se përdor forcën e kartonit për të plotësuar gjithçka që ka në mendje.

Sula tha se ishte opozita ajo që intimidoi dhe u tall me opozitën që denoncoi me prova e fakte aferën e inceneratorëve, duke e quajtur një skemë të pastër korrupsioni.

Ai tha se, jep dorëheqjen nga mandati nëse inceneratori i Elbasanit punoi pas 14 majit.

“Keni dy vite si maxhorancë që përdorni forcën e kartonëve vetëm për të plotësuar gjithçka keni në mendje. Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend se sa rasti i fundit i inceneratorëve. Ju i keni qeshur, tallur, intimiduar të gjithë opozitën që denoncoi me prova e fakte aferën e inceneratorëve. problemi i inceneratorëve nuk është thjesht i Ahmetajt, është një skemë e pastër korrupsioni. Kjo skemë e pastër e korrupsionit është e qartë. Pyeta është e drejtpërdrejt, ju sfidoj ju nëse inceneratori i Elbasanit punoi pas 14 majit, jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para zgjedhjeve për t’iu hedhur hi syve qytetarëve. A vlen kjo serrë me plastmas tek inceneratori i Tiranës i financuar 310 mijë euro. këto janë të vërtetat të cilat nuk i lejoni dhe nuk lejoni procedurën për të ardhur këtu kryeministri për të dhënë shpjegime”, tha Sula.

Sipas tij, “Arben Ahmetaj u tregua burrë i zgjuar dhe ka bërë gjënë më të zgjuar që iku”.

“Ai është tmerri juaj se ai i di të gjitha gjërat. Do vijë dita që ai do i tregojë një nga një. Ajo ditë do vijë dhe jam i bindur 1000% se të gjithë do japin llogari, kush ka futur duart tek inceneratorët”, tha më tej Sula.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit