Lideri i Partisë Konservatore të opozitës spanjolle Alberto Núñez Feijóo pretendoi fitoren në zgjedhjet e parakohshme, por pa rezultatin që i nevojitej, shkruan BBC.
Edhe me mbështetjen e së djathtës ekstreme, Partia e tij Popullore (PP) nuk kishte një shumicë në parlament.
Brohoritjet në kampin rival socialist ishin po aq të zhurmshme kur kryeministri socialist Pedro Sánchez deklaroi: “Blloku reaksionar ka dështuar”.
Ndërsa të dyja mund të pretendojnë sukses, Spanja ka mbetur me një rezultat jo përfundimtar.
Sánchez u shfajësua në vendimin e tij të diskutueshëm për të thirrur votimin në vapën e zjarrtë të verës spanjolle, kur temperaturat e ditës së zgjedhjeve arritën në 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.
Pjesëmarrja e votuesve tejkaloi 70%, pasi votuesit e ndienin rëndësinë e zgjedhjeve.
Feijóo u tha mbështetësve se tani ”ishte detyra e tij të përpiqej të formonte një qeveri”.
“Spanjollët e dinë që ne kemi kaluar nga forca e dytë në parti me më shumë vota”, tha ai, duke shtuar se ”shpresonte që kjo të mos fillojë një periudhë pasigurie në Spanjë”.


