Balla: Revolucioni dixhital duhet të çohet përpara me ritëm të lartë

Mos i humb

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në turin e takimeve në drejtoritë vendore të Policisë, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit.

Ai kërkoi nga strukturat e Policisë së Tiranës, që mbajnë një peshë specifike në volumin e punës së Policisë së Shtetit, të shtojnë përpjekjet për më shumë rezultate e më tepër siguri.

Sipas tij, në këto muaj vere, kur ka një numër të lartë vizitorësh e turistësh të huaj, policia e Rendit dhe ajo Rrugore, duhet të jenë më prezent në territor për të ndihmuar dhe parandaluar çdo incident.

Më tej, Balla u shpreh se revolucioni dixhital në Policinë e Shtetit duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë. Policimi në komunitet, sipas tij, duhet të ngrihet në një nivel krejtësisht të ri, me fokus shqetësimin qytetar, të cilat janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por janë edhe partnerët e pazëvendësueshëm.

“Revolucioni dixhital në Policinë e Shtetit do të duhet të çohet përpara me një ritëm dhe efikasitet shumë më të lartë se deri tani dhe Komisariati Dixhital do të marrë një peshë dhe rëndësi të dorës së parë. Ai aplikacion duhet të jetë porta ku çdo qytetar jo vetëm mund të hyjë nga çdo smartfon apo kompjuter, por edhe të marrë përgjigje të shpejtë, jo vetëm me fjalë në të gjitha rastet, por edhe me vepra në çdo rast që ankesa është e drejtë”, thekoi Balla.

Ministri tërhoqi vëmendjen e Policisë për të bërë më shumë dhe rritur gamën e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve online.

“Në kohën kur qeveria po punon për të futur inteligjencën artificiale në platformën e-albania, në procesin e integrimit europian, në procesin e tenderimeve publike dhe të tjerë sektorë dhe kur dikastere të ndryshme kanë bërë kapërcime të mëdha në rrugën e revolucionit dixhital, Policia e Shtetit nga një pararojë e dixhitalizimit sot ka mbetur pas”, nënvizoi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit