Manja: 6 qendra të reja të ndihmës juridike janë hapur nëpër rrethe në 1 muaj

Mos i humb

TIRANË, 6 qendra të reja të ndihmës juridike janë  hapur nëpër rrethe në 1 muaj.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u shpreh se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

“Jam krenar t’ju informoj se në një kohë  rekord -vetëm 1️ muaj- kemi hapur 6️ qendra të reja të ndihmës juridike nëpër rrethe”, u shpreh Manja.

“Me një staf të përkushtuar dhe profesional, tashmë mund të përftoni shërbimet tona edhe në këto qytete: Tropojë, Pukë, Mat, Kurbin, Kavajë, Përmet”, theksoi Manja.

“Jemi të vendosur të ofrojmë shërbime sa më cilësore dhe të prekshme për të gjithë, duke vënë të drejtat e qytetarëve në qendër të agjendës sonë”, nënvizoi ministri Manja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit