Berisha: Gushti ishte muaj revanshi për krimin, “Metamorfoza” dështoi

Mos i humb

Në konferencën e përjavshme për mediat, Sali Berisha, Kryetar i Grupit të “Rithemelimt” ka akuzuar qeverinë për lidhjen që sipas ish kryeministrit ka me krimin.

Për Berishën, emërimi i Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme është një “revansh i krimit”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/686560070002007

“Gushti ishte muaji i krimit sepse si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, në krye të Ministrisë së Rendit vendoset politikani me lidhje të certifikuara nga organet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe ndërkombëtare më të fuqishme me bandat dhe ky është Taulant Balla. Ishte një muaj revanshi për krimin sepse me vendosjen në krye të ministrisë së krimit, Behar Bajri dhe Denis Bajri u zhdukën- dy vrasësit e organizatës kriminale të Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas Berishës “operacioni “Metamorfoza” dështoi sepse 60 përqind e personave nuk u arrestuan, sepse vrasësit nuk u arrestuan”.

Berisha akuzoi Ballën edhe për çështjen e të dhënave në sistemin “Tims”.

“Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit. Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverët në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu”, deklaroi Berisha.

Në fund, Ish kryeministri pati akuza edhe për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter.

“A ka gjë më qesharake se sot kanë arrestuar në Morinë një person se po bënte kontrabandë, por të arrestosh këtë dhe të amnistosh Erion Veliajn, nuk ka pabarazi më të turpshme para ligjit. Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut? A ka krim më të shëmtuar se të akuzosh Arben Ahmetajn, që e meriton plotësisht, i cili e ka kryer katër herë kërkesën e Erion Veliajt për leverdissshmërinë e djegësit të Tiranës, kurse këtë që ka bërë kërkesën, nuk e arreston, por e amniston”, përfundoi Berisha.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit