Kryeministri Edi Rama ka reaguar për një deklaratë të komisionerit Olivér Várhelyi lidhur me zgjerimin e BE-së. Komisioneri evropian iu përgjigj pozitivisht deklaratave të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë forumit të Bled-it, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirëpritur.
Ai theksoi se Komisioni Evropian është gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo lloj propozimi që do të ndihmonte në zgjerimin e BE-së. Kryeministri Rama shprehet përmes një postimi në platformën ‘X’ se komisioneri Várhelyi nuk e ka zhgënjyer kurrë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“KOMISIONERI YNË që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.
Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas.”, shkruan Rama.
OUR COMMISSIONER who never let our region down, especially in tough times🫡
One must admit that after President’s Michel unexpected straight talk speech at the Bled Strategic Forum the slow EU bus is becoming an interesting place to stand even without a free seat – no doubt… pic.twitter.com/M2eUHghl6g
— Edi Rama (@ediramaal) August 31, 2023


