“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6.8 kanë humbur jetën deri më tani mbi 600 persona. Mbi 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Autoritetet thonë se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të rritet për shkak se ka ende persona nën rrënoja. Për këtë arsye vijon puna nga ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e tyre.
Heartbroken by the horrific earthquake that hit Morocco.
We stand with the people of Morocco, and send our sincere condolences to the families who are affected by this tragedy.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 9, 2023


