Kosova pret Lojërat Mesdhetare 2030, Albin Kurti: Arritje e madhe!

Mos i humb

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, do të jetë mikpritëse e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030. Në Heraklion të Kretës, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i këtij turneu ka votuar me 55 vota pro (nga 66) që Kosova të jetë mikpritëse e këtij eventi të rëndësishëm.

Veç të tjerash, nga 24 disiplinat sportive që do ketë ky turne, ato të sporteve ujore do zhvillohen në Durrës, kjo pas një partneriteti mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke qenë se Kosova nuk ka dalje në det.

Pas votimit dhe marrjes së dritës jeshile, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar nga Kreta, aty ku ishte prezent për të “bindur” anëtarët e Komitetit. “Arritje të jashtëzakonshme” e quan numri një i qeverisë kosovare.

“Kosova mikpritëse e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve”, ka shkruar Kurti me të përfunduar votimi në Heraklion të Greqisë.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, në edicionin e 21-të të kësaj ngjarje multi-sportive do të shënojë moment historik në nivel rajonal, marrë parasysh që herën e fundit kur këto lojëra janë mbajtur në Ballkan ka qenë para gati gjysmë shekulli, në Split të Kroacisë, në vitin 1979.

Për këtë arritje të madhe, kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka konfirmuar se sportet ujore do zhvillohen në Durrës.

“Për zhvillimin e ngjarjeve sportive të 24 disiplinave garuese, do t’i përdorim terrenet e sallat sportive edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, e Mitrovicë. Kurse me zhvillimin e garave detare në qytetin e Durrësit, nëpërmjet një partneriteti tejkufitar mes shteteve, që po ashtu do të dëshmohet për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, do t’i shndërrojmë ato në një festë të madhe sportive për krejt kombin tonë”, shkruan Përparim Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit