Rama: Taksa 3% e ndërtimit për strehimin social aty ku ndërtohet

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një diskutim me sipërmarrjen se, ndërtuesit duhet ta japin taksën 3% të ndërtimit për strehimin social, aty ku ndërtojnë, jo në një vend tjetër.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të shoqatës së ndërtuesve se taksa 3% e strehimit social është e lartë, Rama u shpreh se 3% kontribut social për çdo ndërtim nuk është shumë.

“Sepse po të marr strofullën e kapitalizmit më ultrakapitalist, Nju Jorkun ku nuk ndërton dot një godinë ku t’i shesësh të gjitha apartamentet se nuk të lë shteti i Nju Jorkut ta bësh këtë punë, po të thotë t’i do shesësh kaq apartamente dhe kaq përqind do t’i japësh me qira dhe të vendos edhe sesa mund të japësh me qira, se s’mund të japësh sa të duash ti. Në mënyrë që ata të cilët kanë kapacitet për t’i blerë apartamentet dhe për t’i bërë pronë, që janë ata që kanë më shumë, të mos marrin gjihtçka aty ku zhvillohet një pronë po ta ndajnë këtë gjë, këtë hapësirë të përbashkët ajrin e Nju Jorkut me disa të tjerë që nuk kanë mundësi ta blejnë, por kanë mundësi ta marrin me qira. Dhe kështu bën Nju Jorku”, tha Rama.

Rama u shpreh se, askush nuk i detyron ndërtuesit të ndërtojnë me zor.

“Ju ndërtoni sepse të ndërtosh ka interes, ka shumë interes madje dhe sepse fitoni shumë dhe bravo ju qoftë, për këtë ndërtoni. Tani mos hajdeni këtu të bëni si shtresë në nevojë. Ne flasim këtu për procedura, ju më thoni ju kemi çuar letër. E po pastaj se më keni çuar letra. Çoni letra dhe kërkoni që shteti të mos marrë atë që i takon për njerëzit? Çfarë letre është kjo? Domethënë, jo mos marrë atë që i takon, por thoni pse shteti na kap mes të vitit ne duke gënjyer, pse s’na lë të gënjejmë deri në fund të vitit, se ne kështu jemi mësuar të gënjejmë, po kjo nuk mund të ndodhë. Unë e di që ju gënjeni nga halli, por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri dhe kështu harmonizojmë interesat më mirë, që edhe ju të fitoni patjetër sepse edhe me këto referenca, ju përsëri fitoni jo pak. Se ne dimë t’jua bëjmë llogaritë, se kemi gjithë ata minisitri Financash që merret me këtë punë”, theksoi Rama.

Dhe nga ana tjetër, u shpreh Rama, “mos i hyni kësaj, janë mbledhur 100 milionë për socialet në Tiranë. Nga i nxirrni këto llogari? Ato janë sipërfaqe të cilat unë mendoj që bashkia e Tiranës nuk duhet t’ju tolerojë që t’i jepni në vend tjetër një herë, si fillim. Dhe ky është një diskutim që e kam bërë me bashkinë e Tiranës. Ju duhet ti jepni ato 3% aty ku ndërtoni, në këndvështrimin ti. Jo ndërto ti këtu dhe ma jep 3% në fund të botës. Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe janë ca të tjerë që i ka pjellë lopa që do rrinë në fund të botës që të kenë afër delen. Kjo nuk është e drejtë dhe ne do ta shikojmë dhe këtë. Që 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë, të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe”.

“Unë thashë se do thonit këtë ju, se pse s’na e merrni 3% tek Blloku, por na e kërkoni tek Astiri? Kush shkon deri tek Astiri të ndërtojë? Ju thoni fare. Jo, kjo nuk diskutohet”, nënvizoi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit